Ekip
06 Shkurt 2019•Përditësim: 07 Shkurt 2019
BRUKSEL (AA) - Maqedonia e cila tejkaloi mosmarrëveshjen 28-vjeçare rreth emrit me Greqinë, ka nënshkruar protokolin për anëtarësimin në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e nënshkrimit u organizua në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku në emër të Maqedonisë protokolin e nënshkroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. Në ceremoni gjithashtu morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit e përhershëm të 29 aleatëve.
Pas nënshkrimit të protokolit, Stoltenberg kryediplomatit Dimitrov ia dhuroi lapsin me të cilën të gjithë përfaqësuesit e përhershëm nënshkruan prokolin.
Maqedonia nënshkruan Protokolin për anëtarësimin në NATO
Maqedonia e cila tejkaloi mosmarrëveshjen 28-vjeçare rreth emrit me Greqinë, ka nënshkruar protokolin për anëtarësimin në NATO. Ceremonia e nënshkrimit u organizua në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku në emër të Maqedonisë protokolin e nënshkroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. Në ceremoni gjithashtu morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit e përhershëm të 29 aleatëve. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )
06.02.2019 Dursun Aydemir
1 / 31
- "Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të rrisë sigurinë në Ballkanin Perëndimor"
Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Dimitrov, pas ceremonisë zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.
Kreu i NATO-s, Stoltenberg rikujtoi se që të fillojë anëtarësimi i plotë i Maqedonisë të gjithë aleatët duhet ta ratifikojnë Protokollin në parlamentet e tyre. "Nuk mund të tregoj se sa mund të zgjasë procesi i ratifikimit në parlamente sepse ky është vendimi i aleatëve. Por, për anëtarësimin në NATO-s, procesi i ratifikimit në parlamente ka zgjatur një vit", u shpreh ai.
Ai theksoi se dyert e NATO-s janë të hapura për vendet që përmbushin standardet. "Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të rrisë sigurinë në Ballkanin Perëndimor", shtoi Stoltenberg.
- Dimitrov: Ende nuk ka përfunduar rrugëtimi ynë
Ministri Dimitrov tha se deri në nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim në NATO kanë përjetuar një "rrugëtim të gjatë. "Ende nuk ka përfunduar rrugëtimi ynë, por më e rëndësishmja është se pas kësaj nuk do të ecim vetëm", tha ai.
Lidhur me pyetjen nëse vallë Maqedonia është e gatshme ushtarakisht për anëtarësim në NATO, Dimitrov theksoi se deri në vitin 2024 shpenzimet në mbrojtje do të jenë 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Për anëtarësim e plotë të Maqedonisë në NATO, të gjithë parlamentet e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokolin e anëtarësimit dhe të përfundojnë disa procese.
Gjatë kësaj periudhe Maqedonia do të marrë pjesë në mbledhjet e NATO-s si i ftuar.
Nga ana tjetër, sipas Marrëveshjes së Prespës e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit, pasi Athina do ta nënshkruaj dhe ratifikojë protokolin e anëtarësimit, emri i vendit do të ndryshohet zyrtarisht në Maqedonia e Veriut.
Në samitin e vitit të kaluar në Bruksel, NATO i dërgoi Maqedonisë ftesë për anëtarësim.