Gökhan Kurtaran
15 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
LONDËR (AA) - Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kryer një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Kryeministria e Britanisë, theksohet se May dhe Merkel kanë folur për qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për mos konfirmimin e marrëveshjes nukleare të arritur me Iranin.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se dy vendet ende në mënyrë të fuqishme janë besnike ndaj marrëveshjes për programin nuklear dhe se "komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të krijuar një forcë shtytëse, me qëllim për të penguar aktivitetet që prishin stabilitetin në rajon."
Gjithashtu May dhe Merkel kanë diskutuar edhe për mënyrat për të eliminuar shqetësimet në lidhje me testimet e raketave balistike të Iranit.