Hasan Esen
15 Maj 2019•Përditësim: 15 Maj 2019
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi në Londër kanë diskutuan për çështjet e sigurisë, përfshirë agresionin rus dhe kërcënimet kibernetike me burim Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate nga Zyra e Kryeministrisë britanike, thuhet se May dhe Stoltenberg fillmisht kanë diskutuar për Samitin e NATO-s që do të mbahet në dhjetor në Londër. Ata kanë vënë theksin në nevojën për të qenë të gatshëm ndaj kërcënimeve të shekullit 21 dhe rëndësinë e investimeve në sigurinë e përbashkët të Aleancës për të mbrojtur qytetarët.
Pasi përshëndetën progresin e arritur nga aleatët në angazhimin e tyre për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në vitet e fundit, May dhe Stoltenberg ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të këtij progresi si dhe inkurajimin e anëtarëve të Aleancës për të rritur kontributet e tyre.
"May dhe Stoltenberg diskutuan edhe disa nga vështirësitë e sigurisë me cilat Aleanca po përballet, përfshirë agresionin rus dhe kërcënimet kibernetike me burim Kinën. Kryeministrja përshëndeti përqendrimin e NATO-s në këto fusha dhe propozoi që Britania të ndajë përvojën e saj me NATO-n në lidhje me këto çështje", thuhet në deklaratë.
Krahas këtyre May dhe Stoltenberg theksuan rëndësinë e rolit të NATO-s në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.