Betül Yılmaz
02 Shtator 2025•Përditësim: 02 Shtator 2025
Më shumë se 1.000 njerëz humbën jetën në një rrëshqitje të tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në një fshat të Darfurit në Sudanin perëndimor, transmeton Anadolu.
Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A), grupi që kontrollon zonën, tha në një deklaratë se e gjithë popullsia e fshatit Tarsin në malet Marra humbën jetën më 31 gusht, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës.
Vetëm një person i mbijetoi katastrofës, tha grupi.
Nuk kishte konfirmim nga qeveria sudaneze deri të martën në mëngjes.