Fuat Kabakcı
04 Shkurt 2021•Përditësim: 05 Shkurt 2021
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 105 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 105.003.605 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.150.457 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 10.791.123 raste, Brazili 9.339.921, Rusia 3.917.918, Britania e Madhe 3.871.825, Franca me 3.251.160, Spanja 2.913.389, Italia 2.583.790, Turqia 2.501.079, Gjermania 2.252.489, Kolumbia 2.125.622, Argjentina me 1.952.744, Meksika 1.886.245, Polonia me 1.533.511, Afrika e Jugut 1.463.016, Irani 1.445.326, Ukraina 1.232.246, Peruja 1.158.337 dhe Indonezia me 1.123.105 raste.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.280.754 persona, janë shëruar 76.749.443 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa ende 25.829.383 persona vazhdojnë trajtimin.