Mbi 300 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën
Gjithsej 300.254 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 4.479.325, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminëEmel Gözellik
14 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
AnkaraNumri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 300 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 300.254 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 4.479.325, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 85.488 viktima.
Pas saj radhiten Britania me 33.614 viktima, Italia me 31.368, Spanja me 27.321, Franca me 27.074, Brazili me 13.551, Belgjika me 8.903, Gjermania me 7.868, Irani me 6.854, Holanda me 5.590, Kanadaja me 5.302 dhe Kina me 4.633 të vdekur nga COVID-19.
Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Meksika (4.220), Turqia (3.952), Suedia (3.529), India (2.564), Ekuadori (2.334), Rusia (2.305), Peruja (2.169), Zvicra (1.872), Irlanda (1.497), Portugalia (1.184), Rumania (1.046) dhe Indonezia (1.043).
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 1.682.960 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka 2.496.111 milionë raste aktive që presin të shërohen.