Burak Bir
21 Shtator 2025•Përditësim: 22 Shtator 2025
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka deklaruar se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.
"Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe zgjidhjes me dy shtete", tha Starmer video-deklaratë.
Ai tha se kjo do të thotë një Izrael i sigurt dhe i mbrojtur së bashku me një shtet të qëndrueshëm palestinez, duke shtuar se "për momentin, nuk kemi asnjërën”.
Në muajin korrik, kryeministri Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës këtë shtator nëse qeveria izraelite nuk ndërmerr "hapa thelbësorë".
Kjo vjen pas presionit në rritje mbi qeverinë britanike për të njoftuar njohjen zyrtare.
Australia dhe Kanadaja gjithashtu njoftuan njohjen zyrtare të Palestinës sot më herët.
Më parë, Franca, Luksemburgu dhe Malta njoftuan plane të ngjashme për të njohur Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Përpara njoftimit, zëvendëskryeministri David Lammy i tha BBC-së se “tani është koha për të mbrojtur një zgjidhje me dy shtete”.
Ndërkohë, përpara njoftimit britanik, qeveria izraelite e quajti veprimin e Mbretërisë së Bashkuar “absurd”.