Ekip
06 Qershor 2022•Përditësim: 07 Qershor 2022
Mbretëria e Bashkuar ka regjistroi 77 infeksione të tjera të lisë së majmunëve, duke e çuar në 302 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), 73 raste të lisë së majmunëve u zbuluan në Angli, dy në Skoci dhe dy në Uells.
“Kjo, që nga 5 qershori, e çon numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar në 302. Aktualisht janë 287 raste të konfirmuara në Angli, 10 në Skoci, 2 në Irlandën e Veriut dhe 3 në Uells”, tha UKHSA.
Siç theksoi agjencia, “çdokush mund të sëmuret nga lija e majmunit, veçanërisht nëse me një individ me simptoma keni pasur kontakt të ngushtë, përfshirë atë seksual”. Qeveria ka këshilluar njerëzit që kanë qenë në kontakt me të prekurit dhe që kanë shfaqur simptoma të virusit të kontaktojnë një klinikë të shëndetit seksual.
Edhe pse rreziku i lisë së majmunëve për publikun e gjerë mbetet i ulët pasi virusi transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik dhe nuk përhapet lehtë, agjencia britanike u kërkon njerëzve të qëndrojnë të kujdesshëm.
"Lija e majmunit është një infeksion i rrallë viral që nuk përhapet shumë lehtë midis njerëzve, por mund të transmetohet nga kontakti i ngushtë fizik, si puthja, kontakti lëkurë me lëkurë, seksi dhe ndarja e gjërave si shtrati dhe peshqirët", tha Kevin Fenton, drejtori rajonal i shëndetit publik në UKHSA.
Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia javën e kaluar, mbi 50 për qind e rasteve të regjistruara në Angli u zbuluan tek meshkujt që u identifikuan si homoseksualë ose biseksualë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rastet e lisë së majmunëve janë identifikuar në 27 vende. Shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe Evropë, me një numër të vogël në Amerikën Qendrore dhe Jugore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.