Serdar Dincel
18 gusht 2026•Përditësim: 18 gusht 2026
Sistemet e mbrojtjes ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë detektuar një raketë në hyrje në territorin e vendit të martën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se kërcënimi po neutralizohej, transmeton Anadolu.
“Nëse dëgjohen zhurma, ato janë rezultat i ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore”, shkroi ministria në platformën sociale X.
Ajo theksoi gjithashtu “gatishmërinë e plotë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e EBA-së”.
Deri në momentin e publikimit, nuk ishte bërë publik asnjë informacion mbi origjinën e raketës së raportuar.