Övünç Kutlu
28 Prill 2022•Përditësim: 29 Prill 2022
Kompania farmaceutike amerikane Merck ka fituar më shumë se 3.2 miliardë dollarë nga shitjet e tabletave kundër koronavirusit COVID-19 gjatë tremujorit të parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Merck njoftoi se gjeneroi shitje të pilulës së saj të trajtimit oral kundër virusit COVID-19, molnupiravir, i njohur gjithashtu si LAGEVRIO, kryesisht nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Australia.
Kompania tha se vlerëson se gjeneroi 5 deri në 5.5 miliardë dollarë nga shitjet e LAGEVRIO këtë vit dhe theksoi se ndan fitimin në mënyrë të barabartë me partnerin e saj Ridgeback, gjë që reflektohet në koston e shitjeve.
Merck ka zhvilluar tabletën e trajtimit oral me kompaninë bioteknike me bazë në SHBA, Ridgeback Biotherapeutics.
Merck prezantoi molnupiravir-in më 1 tetor, duke theksuar se redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me 30 për qind bazuar në testet klinike të të rriturve me faktorë rreziku të lartë.
Ai u miratua si një trajtim i dytë për trajtimin e virusit në shtëpi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave më 23 dhjetor, një ditë pasi Paxlovid i Pfizer mori një dritë jeshile.
Merck tha se tableta e saj e trajtimit oral deri më tani ka marrë autorizime të shumta në mbarë botën dhe është e disponueshme në më shumë se 30 vende.