Cüneyt Karadağ
31 Maj 2019•Përditësim: 31 Maj 2019
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).
Para takimit palët zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.
Kancelarja gjermane tha se me Pompeo do të bisedojnë për shumë çështje përfshirë ardhmërinë e Afganistanit, Sirisë, Libisë, Rusisë dhe Ukrainës.
Ajo gjithashtu tregoi se në takim do të trajtojnë edhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë Pompeo tha se Gjermania është një partner dhe aleat i rëndësishëm për SHBA-të.
"Para vendeve tona gjenden punime të rëndësishme që duhet të bëhen për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në botë bashkë me partnerët tonë të NATO-s dhe të gjithë aleatëve", u shpreh Pompeo.