Erbil Başay
15 dhjetor 2016•Përditësim: 16 dhjetor 2016
BERLIN (AA) - Ministri turk i Çështjeve të BE-së dhe kryenegociatori Ömer Çelik, ka deklaruar se "Fatkeqësisht aktualisht në Halep po kryhet një gjenocid i madh para syve të gjithë botës", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çelik në kuadër të takimeve në Berlin të Gjermanisë ka mbajtur një fjalim ku ishin të pranishëm përfaqësues të medias turke dhe gjermane.
Pasi është shprehur se pas gjenocidit në Srebrenicë, në Bosnjë dhe Hercegovinë të gjithë mendonin se një gjë e ngjashme nuk do të ndodhte përsëri në botë, Çelik ka theksuar se "Mendohej se bota kishte marrë mësime nga gjenocidi në Srebrenicë. Atje u vranë njerëz të pafajshëm para syve të ushtarëve të OKB-së dhe askush nuk kreu ndërhyrje. Ne ende si Republikë e Turqisë çdo vit marrim pjesë në nivel ministror, shtetëror në ceremonitë për përkujtimin e viktimave të Srebrenicës. Vazhdojmë të ndajmë këtë dhimbje. Në vitet e kaluara edhe unë kam marrë pjesë, dhe me të vërtetë që çdo herë gjenden varre të reja. Ka ende njerëz që me dhimbje pas kaq shumë kohësh të kaluara kërkojnë të afërmit e tyre që të kenë një varr."
Duke theksuar se një situatë e ngjashme e dhimbshme po përjetohet në Halep, ministri Çelik tha se "Këto njerëz po masakrohen para syve të OKB-së"
Hapja e korridorit po sabotohet
Pasi ka pohuar se Turqia po përpiqet për hapjen e një korridori ku civilët dhe njerëzit e pafajshëm të mund të largohen, Çelik është shprehur: "Por edhe hapja e korridorit po sabotohet vazhdimisht me disa përpjekje. U sulmua autokolona ku vlerësohet se mund të nxjerrë një tablo si përfundimi i armëpushimit. Faktikisht atje nuk ka një armëpushim të rregullt e të drejtë. Vendimet merren vazhdimisht për armëpushim, por sabotohet në një kohë shumë të shkurtër. Kjo është një turp për botën pasi këto po kryhen para syve të të gjithë botës. Ndodhemi në një situatë ku duhet të reagojmë edhe më shumë për Halepin. Në kohë të ndryshme e vërejmë se në shumë vende të botës njerëzit dalin në rrugë për të protestuar për ngjarje të ndryshme. Kurse për Halepin bota duhet të ngrihet në këmbë. Bota duhet të përballet seriozisht me këtë turp."
Ndër të tjera ministri Çelik ka theksuar se BE-ja për refugjatët ka premtuar ndihmën prej 3 miliardë euro dhe se këtë nuk e paguar në mënyrë të mjaftueshme dhe të shpejtë.
Pasi ka rikujtuar tentativën për grusht shteti më 15 korrik, ministri Çelik ka vënë në dukje se Turqia teksa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme do ti përmbahet Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.