Tolga Yanık
08 Dhjetor 2025•Përditësim: 09 Dhjetor 2025
Mjeti ajror pa pilot ANKA III i zhvilluar nga Industria Ajrore Turke (TAI) përfundoi me sukses testet kritike të autopilotit, transmeton Anadolu.
Sipas një postimi në llogarinë e TAI, në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ANKA-III ka kaluar një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të tij.
Duke përfunduar fluturimin e 46-të si pjesë e fluturimeve të testimit të verifikimit dhe identifikimit të sistemit, ANKA-III ka përfunduar gjithashtu me sukses testet kritike të autopilotit.
Me arkitekturën dhe performancën superiore të bazuar në teknologji të lartë, ANKA-III përfaqëson aftësinë inxhinierike dhe pikën e fortë prodhuese të TAI.
Në fillim të vitit 2025, ANKA III realizoi një lëshim (qitje) të suksesshëm me municionin TOLUN të ASELSAN nga pjesa e brendshme e trupit të tij.
Gjatë vitit, ANKA III qëlloi edhe municionin LGK-82 të ASELSAN, duke goditur me sukses objektivin e tij. Në një provë tjetër, përfundoi me sukses një qitje prove duke lëshuar nga poshtë krahut avionin shënjestër "Super Simsek" me motor reaktiv.