Abdulbesar Ademi
15 korrik 2025•Përditësim: 15 korrik 2025
Një mozaik i epokës romake që daton që nga shekulli i parë pas Krishtit është kthyer nga Gjermania në Itali, raporton Anadolu.
Mozaiku që përshkruan një çift të dashuruarish, i ekspozuar në Auditoriumin në Stutgart të Gjermanisë, u kthye në Parkun Arkeoplogjik të Pompeit në Napoli.
Zyrtarët italianë thanë se mozaiku është transferuar në muzeun italian me dërgesë diplomatike të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Stutgart.
Kjo vepër arti i ishte dhuruar një shtetasi gjerman nga një kapiten i Wehrmacht-it përgjegjës për zinxhirin e furnizimit ushtarak në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte kthyer nga trashëgimtarët.