Selçuk Acar
13 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) - Çmimet Grammy, një nga aktivitetet më të rëndësishme të botës së muzikës, kanë gjetur pronarët e tyre në ceremoninë e organizuar në Los Angeles të SHBA-ve në të cilën morën pjesë personalitete me famë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve që u organizua në Staples Center në Los Angeles, më e spikatura ishte këngëtarja 28-vjeçare britanike Adele e cila arriti të fitojë çmimin në pesë kategori.
Adele u shpërblye në kategorinë "Albumi i vitit" me albumin e saj të titulluar "25" dhe kategorinë "Kënga e vitit" me këngën "Hello".
Adele, e cila u shfaq në skenë gjatë ceremonisë duke interpretuar këngën "Fast Love" në kujtim të këngëtarit britanik George Michael i cili ndërroi jetën në muajin dhjetor.
Edicioni i 59-të i Çmimeve Grammy u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv CBS, ndërsa mbrëmja u moderua nga aktori britanik dhe prezantuesi i "The Lata Late Show", James Corden.
Gjatë mbrëmjes, performuesi i muzikës Rap "Chance The Rapper" fitoi çmimin e parë Grammy. Muzikanti 23-vjeçar nga Chicago arriti të shpërblehet në tre kategori, përfshirë edhe atë të "Artistit më të mirë".
Ndërkaq, David Bowie, i cili u largua nga jeta në janar të vitit 2016, u nderua me çmimin "Kënga më e mirë Rock" dhe "Albumi më i mirë i muzikës alternative".
Në mbrëmje u përkujtua edhe këngëtari Prince, i cili po ashtu humbi jetën në vitin 2016, ndërkohë që Beyonce, e cila po përgatitet të bëhet nënë për herë të tretë, interpretoi këngët "Love Drought" dhe "Sandcastles" nga albumi "Lemonade".
Në mesin e personaliteteve me famë në mbrëmje morën pjesë edhe Katy Perry, Metallica, John Legend, Lady Gaga, Alicia Keys, Keith Urban, The Weekend, Daft Punk dhe Bruno Mars.
Këngëtarja me famë Jennifer Lopez dërgoi mesazh politik deri te presidenti amerikan Donald Trump, duke cituar fjalët e shkrimtares afroamerikane dhe nobelistes në letërsi Prof. Toni Morrison: "Nuk ka kohë për dëshpërim, nuk ka vend për vetëkeqardhje, nuk ka nevojë për heshtje dhe nuk ka vend për frikë".
Edhe këngëtarja e re Katy Perry, e cila performoi këngën "Chained to the Rhythm" me një shirit të ndritshëm në krah në të cilin shkruante "Këmbëngul", përsërit sloganin "Jo urrejtje", i cili u përdor në protestat kundër Donald Trump.
Radhitja e laureatëve të Çmimeve Grammy në edicionin e 59-të është si në vijin:
Albumi i vitit: Adele - "25"
Këngëtari i vitit: Adele - "Hello"
Artisti më i mirë i ri: Chance The Rapper
Albumi më i mirë Rap: Chance The Rapper - "Coloring Book"
Këngëtari më i mirë Rap: Drake - "Hotline Bling"
Albumi më i mirë urban bashkëkohor: Beyoncé - "Lemonade"
Performanca më e mirë Pop solo: Adele - Hello
Albumi më i mirë R&B: Lalah Hathaway - "Lalah Hathaway"
Këngëtari më i mirë R&B: Maxwell - "Lake by the Ocean"
Performanca më e mirë R&B: Solange - "Cranes In the Sky"
Albumi më i mirë Pop vokal: Adele - "25"
Albumi më i mirë Rock: Cage The Elephant - "Tell Me I’m Pretty"
Këngëtari më i mirë Rock: David Bowie - "Blackstar"
Videoja më e mirë muzikore: Beyonce - "Formation"
Performanca më e mirë Pop dyshe/grupore: Twenty One Pilots - "Stressed Out,"
Performanca më e mirë solo Country: Maren Morris - "My Church,"
Albumi më i mirë i muzikës alternative: David Bowie - "Blackstar"