Adham Kako,Mohamad Misto
16 qershor 2017•Përditësim: 16 qershor 2017
HOMS/ANKARA (AA) – Në qytetin Talbise, i cili ndodhet nën rrethim nga regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet mbështetëse të huaja terroriste, pas 3 muajsh mbërritën ndihmat humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarit të AA-së në Homs, kamionët e ndihmave të dërguara nga Programi Botëror i Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), mbrëmë në orët e mbrëmjes kanë hyrë në Talbise.
Në veri të Humusit në Talbise, u dorëzua ndihma humanitare për 85 mijë persona.
Ndërkaq, burimet vendore theksojnë se këto ndihma mund t’iu mjaftojnë qytetarëve vetëm dy javë.
Autokolona e ndihmave u shoqërua nga përfaqësuesit e OKB-së, delegacioni nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe nga Kryqi i Kuq i regjimit.
Delegacioni më pas vizitoi një spital fushor dhe qendrën ku jetojnë qytetarët e zhvendosur.
Së fundmi në muajin mars ishte lejuar hyrja e ndihmave humanitare në qytetin e Talbises i cili ndodhet prej pesë vite nën rrethim.