Islam Doğru
27 Janar 2021•Përditësim: 29 Janar 2021
Ndërprerja e internetit që ndodhi në orët e pasdite në rajonin verilindor të SHBA-së ndikoi negativisht në jetën e përditshme të 6,5 milionë përdoruesve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërprerja që zgjati nga ora 11:25 deri në 12:45 me kohën lokale ndikoi në punën e përditshme në qytetet me numër të lartë të banorëve, Washington, New York dhe Boston.
Veçanërisht miliona persona që punojnë nga shtëpia duke u lidhur nëpërmjet internetit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), nga ndërprerja u ndikuan edhe nxënësit, shkollat dhe zyrat shtetërore.
Jim Greer, zëdhënësi i kompanisë që ofron internet, Verizon Fios, duke njoftuar se në anën lindore kanë 6,5 milionë abonentë, tha se problemin me internetin shkakun e të cilit se kanë ditur kanë mundur të zgjedhin për 1,5 orë.
Ai tregoi se vazhdon hulumtimi për shkakun e ndërprerjes.