Alaattin Doğru
26 Janar 2022•Përditësim: 27 Janar 2022
Në moshën 84-vjeçare sot ka ndërruar jetë fotografisti francez, Rene Robert, transmeton Anadolu Agency (AA).
Robert vdiq si pasojë e hipotermisë. Ai u shtrua në një spital në Paris të Francës, 9 orë pasi ishte rrëzuar në rrugë javën e kaluar.
Ai u rrëzua më 18 janar rreth orës 21:00 teksa ecte në rrugën Turbigo e cila ishte e mbushur me njerëz, njoftoi BFMTV.
Askush nuk i erdhi në ndihmë Robertit, i cili nuk mundi të ngrihej nga rënia dhe ishte shtrirë me fytyrë poshtë në trotuar, për gjatë 9 orë.
Thuhet se Roberti, i cili u dërgua në spitalin Cochin me trauma në kokë dhe hipotermi pasi një i pastrehë njoftoi policinë.
Miku i Robertit, gazetari Michel Mompontet tha se vendi i fotografistit ishte një rrugë e mbipopulluar plot me dyqane dhe bare, por kalimtarët ishin indiferentë ndaj Robertit të shtrirë në tokë.
Duke shprehur se indiferenca e kalimtarëve çoi në vdekje fotografistin, Mompontet tha: “As unë nuk jam 100 për qind i sigurt se a do të ndaloja nëse do të shihja dikë të shtrirë në tokë”.