Mustafa Deveci
04 Gusht 2021•Përditësim: 04 Gusht 2021
Ushtria izraelite njoftoi se tre raketa janë lëshuar nga Libani drejt veriut të vendit. Dy ranë në Izrael, ndërsa e treta në territorin libanez, raporton Anadolu Agency (AA).
Një njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se sirenat binin në qytetet Tel Hai, Kiryat Shemona dhe Kafr Giladi, pranë kufirit me Libanin.
Sirenat u dëgjuan për shkak të tre raketave të lëshuara nga Libani, ndërsa u theksua se dy ranë në zonat në Izrael, dhe një në territorin libanez. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj me zjarr drejt palës libaneze.
Mediat izraelite raportuan se një nga raketat shkaktoi zjarr të vogël.