Alaattin Doğru
05 maj 2020•Përditësim: 05 maj 2020
Ministri i Punës dhe Punësimit i Nigerit, Mohamed ben Omar i cili humbi jetën të dielën, bëhet ditur se ka vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në kanalin kombëtar televiziv Tele Sahel, është konfirmuar se Omar ka vdekur nga COVID-19.
Në lajm gjithashtu u transmetua një fjalim i ministrit i cili me maskë në fytyrë paralajmëron se "COVID-19 është një virus vdekjeprurës që duhet të merret seriozisht dhe se përhapet me shpejtësi por mund të mbrohet nga COVID-19 nëse veprohet i disiplinuar".
Mohamed ben Omar, një politikan i rëndësishëm i cili ka qenë disa herë ministër në vend, të dielën humbi jetën në spitalin Niamey në moshën 55-vjeçare.
Në vend janë konfirmuar 184 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 37 dhe janë shëruar 534.