Adam Abu Bashal
08 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Tridhjetë e tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke në një lumë në provincën Bauchi të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Alhaji Bappa Danmalikin-Bara, zyrtar në rajonin Kirfi, u tha gazetarëve se mjeti lundrues është fundosur në Lumin Kirfi në afërsi të provincës Bauchi si pasojë e mbingarkesës.
Danmalikin-Bara njoftoi se dy persona janë shpëtuar të gjallë.
Në një aksident të ngjashëm, tre persona humbën jetën dy ditë më parë në të njëjtin lumë.
Ndryshe, gjatë sezonit të reshjeve, në Nigeri kohë pas kohe ndodhin fatkeqësi me mjete lundruese.