Ahmet Furkan Mercan
02 Tetor 2022•Përditësim: 02 Tetor 2022
Një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë ka goditur ujërat e Miyazaki-t, që ndodhet në jugperëndim të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Meteorologjik (JMA) njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 12:02 me orën lokale.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 30 kilometrash në ujërat e gadishullit të Osumi-t.
Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.