Ekip
05 shkurt 2019•Përditësim: 05 shkurt 2019
XHAKARTË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën Sumatra Veriore të Indonezisë, bëri të ditur agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Niasit Jugor në një thellësi prej 11 kilometrash nën shtratin e detit.
Nuk ka raportime për viktima dhe nuk janë lëshuar paralajmërime për cunami.
Indonezia përjetoi një sërë katastrofash natyrore vitin e kaluar, përfshirë tërmetet në disa pjesë të ishullit Lombok.