Elena Teslova
04 gusht 2026•Përditësim: 04 gusht 2026
Katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pasi një ushtarak rus hapi zjarr në një fshat afër Sevastopolit në Krime, thanë sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Incidenti ndodhi në fshatin Khmelnytske, ku një ushtarak hapi zjarr ndaj shokëve të tij ushtarë, tha guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.
Një ushtarak u vra dhe një tjetër u plagos në të shtënat fillestare. Sulmuesi më pas dyshohet se plagosi tre persona të tjerë dhe vrau tre banorë lokalë, përfshirë dy persona të moshës 71 dhe 59-vjeç dhe një grua 64-vjeçare, tha Razvozhayev.
Sulmuesi u arrestua, tha guvernatori.
Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor ndërsa në vendngjarje po punojnë hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur rrethanat apo motivin e mundshëm pas të shtënave.
Incidenti ndodhi në Krime, e cila kontrollohet nga Rusia që nga viti 2014, një veprim i cilësuar i paligjshëm nga Ukraina dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.