Saadet Firdevs Aparı
23 shtator 2022•Përditësim: 23 shtator 2022
Në Korenë e Jugut që nga 26 shtatori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të marrë në një mbledhje të kryesuar nga kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, nga 26 shtatori nuk do të jetë e nevojshme vendosja e maskës për personat që marrin pjesë në koncerte dhe aktivitete sportive, si dhe tubimet në ambiente të hapura ku marrin pjesë më shumë se 50 persona.
"Në vazhdim, qeveria pasi të marrë reagime nga ekspertët, do të reduktojë gradualisht masat e COVID-19 në situatat me rrezik të ulët", tha Duck-soo.
Ndërkohë theksohet se detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura do të vazhdojë.