Stipe Majic
02 Prill 2020•Përditësim: 03 Prill 2020
Selia e Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), që në Kroaci deri më tani ka shkaktuar shtatë vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1,011 pacientë janë të sëmurë dhe 888 pacientë janë shëruar.
Deri dje, në ora 16:00 pasdite, janë regjistruar 936 raste me koronavirus, me çka dje numri është rritu për 96 raste të reja, që ishte rritja më e lartë ditore me raste të reja.