Fatma Esma Arslan
02 janar 2021•Përditësim: 03 janar 2021
Të paktën 56 persona humbën jetën në një sulm terrorist në kufirin mes Nigerit dhe Malit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Media lokale raportuan se fshatrat Tchombangou dhe Tchombangou, afër kufirit me Malin, u sulmuan nga terroristët.
Në sulm humbën jetën 56 civilë dhe plagosën 20 të tjerë. Sulmi u konfirmua gjithashtu nga Ministri i Brendshëm i Nigerit, Alkache Alhada.
Në rajonin ku ndodhi sulmi terrorist u dërguan ushtarë.