Lejla Biogradlija
27 Tetor 2023•Përditësim: 27 Tetor 2023
Në të gjitha xhamitë e Malit të Zi pas namazit të xhumasë u mblodhën ndihma për fëmijët e Gazës të prekur nga sulmet izraelite, raporton Anadolu.
Me vendim të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, në të gjitha xhamitë e vendit, veçanërisht në xhaminë historike Osmanagiç në kryeqytetin Podgoricë, pas faljes së namazit të xhumasë sot u mblodhën ndihma për fëmijët e prekur nga sulmet në Gaza.
Po ashtu u fal edhe namazi i xhenazes në mungesë për të gjithë civilët që humbën jetën në sulmet e Izraelit, veçanërisht në Gaza dhe anembanë Palestinës.