Sibel Uygun
03 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Në Betlehem është hapur zyrtarisht tregu i Krishtlindjeve përballë Kishës së Lindjes së Krishtit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tregu i Krishtlindjeve në Betlehem është zbukuruar me pemë krishtlindjesh, mes optimizmit për rikthimin e turizmit fetar, pas dy vitesh kufizime të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Përpara COVID-19, mijëra pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota vinin në Betlehem për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Carmen Gatas, shefe e marrëdhënieve me publikun në Betlehem, tha se tregu inkurajon qytetarët të cilëve iu dha mundësia të ekspozojnë artikuj të punuar me dorë, veçanërisht për ata që humbën punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.
"Qëllimi ynë është t'u ofrojmë produkte njerëzve në rajon që kanë humbur punën e tyre dhe t'i ndihmojmë ata të kenë një fitim", shtoi Ghattas.
Përgatitjet për Krishtlindje nisën në Betlehem pak ditë më parë. Në sheshin Manger, pra në sheshin e Lindjes së Krishtit, është vendosur një pemë e lartë e Krishtlindjeve, rreth së cilës mblidhen njerëzit dhe këndojnë.
Në dy vitet e fundit, festimet e Krishtlindjeve në Betlehem janë kufizuar në ceremonitë fetare me një numër të kufizuar vizitorësh, në përputhje me masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.