Vügar Novruzoğlu,Tuğrul Çam
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
MOSKË/WASHINGTON (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Barack Obama zhvilluan një bisedë telefonike rreth Sirisë, pasi Rusia solli vendim për tërheqjen e forcave të saj nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Kremlinit theksohet se Putini dhe Obama kanë diskutuar për vendosjen e pjesshme dhe të përkohshme të ndalimit të luftimeve në Siri.
Putin informoi Obamën se Rusia vendosi të tërheqë pjesën më të madhe të forcave të tyre nga Siria, pasi kanë kryer detyrat e tyre në territorin e këtij vendi.
Ai shtoi se ky vendim është një sinjal i mirë për fillimin e bisedimeve politike mes palëve ndërluftuese në Siri.
Një deklaratën e Shtëpisë së Bardhë njoftohet se Obama dhe Putin diskutuan vendimin për tërheqjen e ushtrisë ruse nga Siria, si dhe hapa drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur për ndërprerjen e armiqësive në Siri.
Obama gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për uljen e konflikteve nga arritja e armëpushimit, por gjithashtu tha se vazhdimi i sulmeve të forcave të regjimit sirian janë të rrezikshme se mund të "minojnë" marrëveshjen për ndërprerjen e armiqësive, si dhe procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (KB), thuhet në deklaratë.
Presidenti amerikan theksoi se regjimi nuk duhet të bllokojë dërgimin e ndihmave humanitare në këtë vend, sidomos në qytetin Deraa, duke shtuar se ky është një afat shumë i rëndësishëm i tranzicionit politik për zgjidhjen e krizës siriane.