Gülşen Topçu
21 korrik 2020•Përditësim: 21 korrik 2020
Zëvendës-Përfaqësuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, Stephanie Williams, diskutoi rifillimin e procesit të dialogut politik me presidentin e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë, Khalid al-Mishri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi (UNSMIL), në diskutimin e zhvilluar nëpërmjet videokonferencës, u bisedua për çështjen e rifillimit të procesit të zgjidhjes së krizës në Libi në përputhje me vendimet e Konferencës së Berlinit.
Në deklaratë thuhet se Stephanie Williams e informoi Mishrin për takimet e saj të fundit me palët libiane dhe të huaja.
Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune njoftoi të dielën se vendi i tij ka ndërmarrë inicativë për zgjidhje në Libi.
Një konferencë u mbajt më 19 janar 2020 në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, për të filluar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një proces politik në Libi.