Gökhan Kavak
01 Gusht 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
ABUJA (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) mori vendim që të ofrojë ndihmë humanitare në vlerë prej 10.5 milionë dollarë për njerëzit e prekur nga konflikti mes organizatës terroriste Boko Haram dhe forcave të sigurisë në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Koordinatori i Ndihmave Humanitare për Nigerinë pranë OKB-së, Edward Kallon, theksohet se me ndihmën prej 10.5 milionë dollarëve kanë për qëllim që të përmbushen nevojat urgjente siç janë ujë të pastër, strehim dhe shërbime shëndetësore për ata që janë prekur nga përleshjet.
"Kriza që vazhdon në rajon në mënyrë të papërshkrueshme shkakton humbjen e lirive dhe jetën e njerëzve në rajon. Barrën më të madhe në këtë proces e bartin civilët", u shpreh Kallon.
Kallon theksoi se kanë për qëllim që të sigurojnë ndihmë humanitare për 6.9 milionë njerëz në shtetet Borno, Yobe dhe Adamawa të Nigerisë.