Selçuk Acar
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi sulmet e fundit mbi institucionet shëndetësore në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në lidhje me sulmet e fundit në Siri, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA) ka dënuar sulmet duke potencuar se që nga muaji prill e deri më tani në mesin e objektivave të sulmeve të ndërmarra në Halap dhe përreth tij janë edhe objektet e kujdesit shëndetësor.