Betül Yürük
19 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Organizata e Kombeve Bashkuara (OKB) tërhoqi punonjësit e saj amerikanë në Jemen, pavarësisht mundësisë që qeveria amerikane mund të shpallë organizatë terroriste Houthitë në vend që kanë mbështetje iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Foreign Policy, punonjësit amerikanë të OKB-së dhe amerikanët që punojnë në organizatat e tjera humanitare në Jemen janë larguar nga Sana nën kontrollin e Houthive në një vend tjetër.
Teksa nuk është përcaktuar se ku janë dërguar punonjësit amerikanë të OKB-së, pretendohet se personeli mund të rikthehet sërish sipas kushteve në vend.
Bëhet e ditur se në natën e të hënës OKB u ka dërguar punonjësve të saj një mesazh se qeveria amerikane ka mundësi të shpallë terroristë Houthitë. Nga punonjësit amerikanë të OKB-së është kërkuar që të largohen nga veriu i Jemenit për arsyen se nuk dihet çfarë pasojash mund të shfaqen me shpalljen e Houthive terroristë.
Foreign Policy, mundësinë e shpalljes së Houthive si terroristë nga qeveria amerikane e ka cilësuar si "dhuratë ndarjeje" e presidentit amerikan, Donald Trump, për Arabinë Saudite përpara largimit të administratës së tij.