Ekip
26 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
TOKIO (AA) - Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore "Tokio 2020", janë vënë në kërkim të 80 mijë vullnetarëve të cilët do të shpërndahen në arenat olimpike dhe paraolimpike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Afati i fundit për t'u paraqitur është dhjetori, edhe pse organizatorët e lojërave nuk kanë precizuar një datë të saktë. Vullnetarët në Lojërat Olimpike nuk paguhen dhe duhet që vetë sigurojnë akomodim. Nga organizatorët do të marrin uniforma të posaçme dhe tre vakte në ditë.
Autoritetet e qytetit të Tokios ka një program të veçantë për vullnetarët i cili shërben për të ndihmuar turistët gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike. Për këtë program nevojiten 30 mijë vullnetarë.