Esat Fırat
23 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
KUDS (AA) - Organizata për Ndalimin e Armëve Bërthamore (OPCW) ka pranuar Palestinën si anëtare të plotfuqishme, raporton Anadolu Agency (AA).
Selia e OPCW-së në Hagë njoftoi përmes një deklarate me shkrim se Palestina është pranuar si anëtare në bazë të dokumenteve të dorëzuara nga Ministria e Jashtme e Palestinës më 17 maj.
Po ashtu bëhet e ditur se marrëveshja për anëtarësim në fuqi do të hyjë më 17 qershor.
Pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Kuds dhe dhunës së ushtrisë izraelite mbi demonstruesit në Gaza, autoritetet e Palestinës paralajmëruan se do të kërkojnë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në këto platforma të udhëheqë luftën kundër pushtimit dhe agresionit izraelit.