Mümin Altaş
21 Shkurt 2018•Përditësim: 21 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Gjithsej 1780 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i Operacionit "Dega e Ullirit" të forcave turke në Afrin të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Shtatmadhoria e Turqisë, numri i terroristëve të neutralizuar është rritur pasi forcat turke kanë vazhduar operacionet tokësore dhe ajrore ndaj organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, gjatë të cilave janë neutralizuar 65 terroristë.
Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.
Çlirohen dy fshatra në Afrin, operacioni "Dega e Ullirit" thellohet drejt jugut
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) pastruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it fshatin Uverkan dhe Karababa në veriperëndim të Afrinit në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit".
Fshati Uverkan gjendet pranë qytezës Sheran në verilindje të Afrinit, përballë provincës turke Kilis.
Pas çlirimit të fshatit Dayr Savvan gjatë ditës së djeshme në kuadër të operacionit, terroristëve iu ndërpre kontakti kufitar me Kilisin nga Afrini.
Me marrjen e fshatit Uverkan dhe Karababa, operacioni u thellua më tej në drejtim të pjesës jugore.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 91 pika, përfshirë një qendër qyteze nga pesë qyteza të Afrinit, 63 fshatra, gjashtë vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së.
Më 20 janar, TSK nisi operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.