Merve Berker
26 shtator 2022•Përditësim: 26 shtator 2022
Organizata e Bashkëpunimit Islam (OIC) ka dënuar ashpër autorët e sulmit në xhaminë në kryeqytetin afgan, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam dënon fuqishëm shpërthimin e fuqishëm që ndodhi më 23 shtator të vitit 2022, në një xhami në lagjen Wazir Akbar Khan të Kabulit. Në shpërthimin, i fundit në një varg sulmesh me bomba në muajt e fundit, shtatë persona humbën jetën dhe më shumë se 40 u plagosën", thuhet në njoftim.
OIC thekson se shpërthimi i fundit është një kujtesë e zymtë se mjedisi i sigurisë në Afganistan mbetet mjaft i paqëndrueshëm.
Së paku shtatë persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 40 u plagosën, përfshirë fëmijë, kur një "autobombë" shpërtheu përpara një xhamie në Kabul teksa besimtarët po largoheshin pas namazit të xhumasë.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për nxjerrjen e autorëve para drejtësisë.