Mustafa Deveci
01 Dhjetor 2017•Përditësim: 01 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Së paku 16 persona janë plagosur gjatë sulmit të kryer mbi një konvikt studentësh të Fakultetit të Bujqësisë në Peshawar të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se katër sulmues, të fshehur me burka, hynë në kompleksin e Universitetit duke hapur zjarr. Janë plagosur 16 persona, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë neutralizuan sulmuesit.
Për shkak të festës një numër i madh i studentëve që kanë qenë të vendosur në konviktin studentor shkuan në shtëpi. Në konvikt janë të vendosur 120 studentë. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët pakistanezë.