Amir Latif Arain
18 Maj 2026•Përditësim: 18 Maj 2026
Të paktën tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të hënën në një shpërthim në Pakistanin veriperëndimor, tha policia, transmeton Anadolu.
Shpërthimi, i cili u krye përmes një pajisjeje shpërthyese të improvizuar, ndodhi në një treg në Wana, kryeqytetin e Vaziristanit Jugor, një distrikt fisnor pranë kufirit me Afganistanin.
Shefi i policisë së distriktit, Mohammad Tahir, u tha gazetarëve se shpërthimi kishte në shënjestër automjetin e kreut të fisit Ahmedzai, i cili ishte midis të vdekurve.
Fisi Ahmedzai përbën mbi 60 për qind të popullsisë lokale.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Vaziristani Jugor i paqëndrueshëm ishte selia themelore e Tehreek-e-Taliban Pakistan, një ombrellë e disa grupeve militante në Pakistan.