Emel Öz Gözellik
18 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Së paku 49 persona kanë pësuar për vdekje gjatë përmbytjeve që kanë goditur Pakistanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë përmbytjeve, që ndodhën pas motit të keq të fuqishëm, janë lënduar 176 persona. Së paku 117 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa disa janë shembur tërësisht.
Është e pamundur të arrihet në disa vende të Pashtuns-Khyber Passa, Punjab dhe Balochistan.
Mediat lokale theksojnë se në përmbytjet gjatë tre ditëve të fundit në rajonin Pashtuns - Khyber Passa në veriperëndim, Punjab në lindje dhe Balochistan në jugperëndim të vendit kanë humbur jetën edhe dhjetë persona, ashtu që numri i vdekjeve është rritur në 49.
Nga Enti Meteorologjik presin që moti i keq ende të vazhdojë.