Islam Uddin
19 Korrik 2021•Përditësim: 22 Korrik 2021
Të paktën 33 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 60 janë lënduar teksa një autobus pasagjerësh u përplas sot në mëngjes me një kamion në provincën Punjab, të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat lokale, zyrtarët, njoftuan se autobusi i pasagjerëve ishte në rrugën e tij nga Sialkot për në Dera Ghazi Khan kur u përplas me kamionin.
Në aksident kanë humbur jetën 33 persona në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 60 të tjerë.
Pakistani ka një histori të gjatë të aksidenteve hekurudhore dhe autobusëve, kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së standardeve të sigurisë.