Ekip
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
KARAÇI, Pakistan (AA) – Islamabadi ka liruar të dielën mbi 200 peshkatarët nga India të cilët ishin arrestuar nga shkaku i hyrjes së paligjshme në ujërat territoriale të Pakistanit, raporton Anadolu Agency.
Lajmi për lirimin e peshkatarëve indianë është konfirmuar për AA nga Ministria e Jashtme e Pakistanit.
Ky veprim është përshëndetur nga aktivistët për paqe sepse është bërë në një kohë kur marrëdhëniet mes dy fqinjëve që posedojnë armë bërthamorë janë tensionuar pas sulmit mbi bazën ushtarake në Kashmirin që mbahet në kontroll të Indisë, ku gjetën vdekjen 19 ushtarë indianë.
Pas atij rasti, palët u përfshinë në disa përleshje kufitare të cilat morën jetët e mbi 60 personave, në të dyja anët e kufirit. “Në shenjë dashamirësie kemi liruar 220 peshkatarët indian që mbaheshin në burgun Malir në Karaçi”, deklaroi për AA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mohammed Nafees Zakaria.
Sipas të gjitha gjasave, peshkatarët e liruar do tu dorëzohen autoriteteve kufitare të hënën, thonë mediat pakistaneze duke cituar një zyrtar qeveritar.
Mediat e Indisë nga ana e tyre, kanë raportuar se vendi do të lirojë së shpejti mbi 150 peshkatarë pakistanezë të cilët mbahen të arrestuar në Indi për të njëjtat arsye.
Në një veprim të ngjashëm në shkurt të vitit 2015-të, Islamabadi liroi 172 peshkatarë nga India.
Ndodh shpesh që dy shtetet e lartpërmendura të arrestojnë peshkatarë për shkelje të ujërave territoriale në det, që ndodhin nga shkaku i shënimit të pamjaftueshëm të kufijve ujorë si dhe nga anijet që nuk janë të pajisura me teknologjinë për të specifikuar lokacionin se ku ndodhen.
Marrëdhëniet e përkeqësuara mes Indisë dhe Pakistanit rezultojnë me mbajtje të gjata nëpër burgje të shtetasve të njërit apo shtetit tjetër, që në disa raste ka persona që mbahen në burg edhe pasi të kenë kryer dënimin.