Haydar Karaalp
29 prill 2021•Përditësim: 29 prill 2021
Në provincën veriore të Irakut, Kirkuk, sot është parandaluar një sulm vetëvrasës me bombë ndaj Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi vetëvrasës me bombë u qëllua për vdekje në tentimin për të depërtuar në ndërtesën e Drejtorisë, njoftuan autoritetet.
Dy pjesëtarë të sigurisë u plagosën në incident, thuhet në deklaratën, në të cilën nuk u dhanë detaje të mëtejshme.