Mahmoud Barakat
18 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Partia Likud e krahut të djathtë në Izrael ka tejkaluar në sondazhet e matjes së opinionit aleancën Kaltër e Bardh, subjekt politik i qendrës, me çka në tre javë para zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 9 prill, kryeson si partia më pretenduese, raporton Anadolu Agency (AA).
Sondazhi i publikuar nga kanali televiziv Kan tregoi se partia Likud e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu do të fitojë 31 vende në Knesset (parlamenti i Izraelit), kundrejt 30 ulëseve të cilat të koalicionit të udhëhequr nga Benny Gantz.
Kjo është hera e parë që Likud tejkalon aleancën Kaltërt dhe Bardh, që kur kjo e fundit u themela një muaj më parë.
Partia Laburiste radhitet e treta me nëntë vende.
Sondazhi është zbatuar nga një kompani private izraelite, duke anketuar 583 izraelitë të rastësishëm.
Qeveria izraelite kërkon mbështetjen e të paktën 61 deputetëve nga gjithsej 120 sa numëron Kneseti.