Şenhan Bolelli
19 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
MADRID (AA) - Pas trazirave që shpërthyen mbrëmë para dhe pas ndeshjes Real Madrid dhe Legia Varshavë në Madrid në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, me ç'rast tifozët mysafirë u përleshën me policinë, janë arrestuar 13 tifozë polakë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në trazira janë plagosur tetë persona, përfshirë tre policë, njofton policia spanjolle. Me këtë rast janë arrestuar 13 polakë të cilët u rebeluan para dhe pas ndeshjes.
Në mesin e tyre janë tre që do të dalin para gjykatësit nën akuzat për shkelje të rendit publik dhe qetësisë, kundërshtim ndaj policisë dhe vjedhje.
Përndryshe, ndeshja është siguruar nga 1500 pjesëtarë të policisë dhe 700 roje të sigurisë, pasi polakët njihen si tifozë të flaktë.