Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence, bëri thirrje që astronautët amerikanë brenda 5 vitesh të dërgohen në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pence i cili kryeson Këshillin Kombëtar të Hapësirës, gjatë mbledhjes së këshillit në Huntsville, tha se Agjencia amerikane e hapësirës NASA "duke përshpejtuar punimet" astronautët e saj deri në vitin 2024 duhet t'i dërgojë në polin jugor të Hënës. Ai shtoi se do të hedhen hapa për të bërë agjencinë më të shkathtë.
Ai theksoi se për këtë synim NASA ka nevojë që të përdorë "të gjitha metodat". Pence tha se nëse është e nevojshme mund të përdoren raketat dhe anijet kozmike prodhim i kompanive private në vend të atyre të NASA-s.
"Ka ardhur koha që të dyfishojmë përpjekjet tona. Kjo mund të ndodhë por nëse nuk rrisim dinamikën nuk do të ndodhë", u shpreh Pence.
Kreu i NASA-s, Kim Bridenstine, nga ana e tij tha se do të bëjnë gjithçka që deri në vitin 2024 të dërgojnë astronaut në Hënë, duke shtuar se për këtë nevojiten mega raketa.
Ekspertët, mundësinë për të dërguar astronaut në vitin 2024 nga NASA të cilët më parë deklaruan se deri në vitin 2028 nuk është e mundshme të ndodhë kjo e shohin me skepticizëm.
Këtë verë do të bëhen 50 vite nga hera e parë kur SHBA-të dërguan njeri në Hënë. Astronautët e misionit "Apollo" për së fundmi në vitin 1972 kishin ecur mbi Hënë, pas së cilës asnjë vend nuk arriti të dërgojë njeri në satelitin e Tokës.
Të gjitha proceset e NASA-s për të dërguar astronaut në Hënë në korrik të vitit 1969 kishin zgjatur 8 vite.