Hakan Çopur
04 tetor 2016•Përditësim: 04 tetor 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Peter Cook, tha se si rezultat i një sulmi që njësitë amerikane ndërmorrën në Siri është qëlluar një nga liderët e Al-Kaedës, shtetasi egjiptian Ebu el-Farai el-Mısri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Cook përmes deklaratës me shkrim tha se sulmi ajror ishte ndërmarrë dje në afërsi të qytetit Idlib të Sirisë.
Ai tha se ende nuk mund të konfirmojnë nëse një nga liderët e Al Kaedës ka vdekur apo jo pas sulmit ajror. Sipas tij, el -Misri është një nga liderët e rëndësishëm të Al-Kaedës në Siri dhe se ai njihet ndryshe edhe si Ahmed Salamah Mabruk.
"Në rast të vdekjes së tij, Al-Kaeda do të humbasë terren në Siri", tha Cook.
Pentagoni dje deklaroi se një lider i Al-Kaedës në Siri ishte vendosur në objektiv të sulmeve ajrore por nuk bëri të ditur emrin e tij.