Riyaz ul Khaliq
04 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Perandori i ri japonez, për herë të parë do të shfaqet në publik në një ceremoni që do të mbahet më 4 maj të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Më 30 prill të këtij viti, perandori japonez Akihito do të abdikojë dhe zyrtarisht, pas çka djali i tij më i madh, princi i Kurorës, Naruhito, do të marr kryesimin me monarkinë.
Pallati Perandorak i Japonisë, sot njoftoi se perandori i ardhëshëm 59 vjeçar, Naruhito, për herë të parë do të shfaqet para opinionit pesë ditë pas abdikimit të babait të tij.
Kujtojmë se perandori Akihito, në vitin 2016 bëri të ditur se do të abdikojë për shkaqe shëndetësore. Me këtë, ai bëhet perandori i parë i gjallë pas dy shekujsh, që abdikon nga froni.
Gazeta "Japan Today", ka publikuar një shkrim në të cilin thotë se ceremonia e dorëzimit të fronit ishte planifikuar për më 22 tetor të këtij viti, megjithatë u zhvendos për në fillim të majit, në kuadër të festës Java e Artë, që fillon më 27 prill.
"Pritet që perandori i ri të shfaqet në ballkonin e pallatit, pas çka perandori do të ketë një adresim”, shkruan gazeta.
Akihito i cili erdhi në fron në janar të vitit 1999, pas vdekjes së babit të tij perandorit Hirohito, më herët tha se dëshiron të abdikojë për shkak të pleqërisë dhe shëndetit të brishtë. Me abdikimin e perandorit do të përfundojë epoka Heisei në 31 vite, ndërsa Qeveria vitin e ardhshëm do të shpalosë emrin e epokës së re.
Akihito është perandori i 125 japonez në prejardhjen legjendare për të cilën besohet se ekziston mbi 2.600 vite. Perandori i fundit japonez i cili abdikoi ka qenë perandori Kokaku në vitin 1817.