Ekip
21 Prill 2022•Përditësim: 21 Prill 2022
Policia rajonale e Kievit bëri të ditur se një ditë më parë kanë zbuluar dy varre masive me nëntë trupa të civilëve në qytetin Borodyanka, në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov, deklaroi se dy gra dhe një adoleshente ishin në mesin e "civilëve të vrarë nga pushtuesit rusë".
“Dua të theksoj se këta njerëz janë civilë. Ushtria ruse qëlloi qëllimisht civilët që nuk bënë asnjë rezistencë dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim”, tha Nebytov, duke shtuar se disa nga viktimat shihet se janë torturuar.
Të gjithë trupat u transportuan në morgjet e rajonit të Kievit për procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore.